Mbahet trajnimi: Drejt praktikës – përdorimi i jurisprudencës së Gjykatës së Strasburgut në nivel vendas

Mbahet trajnimi: Drejt praktikës – përdorimi i jurisprudencës së Gjykatës së Strasburgut në nivel vendas

Qendra Europiane në bashkëpunim me Ambasadën e Mbretërisë Holandeze, në kuadër të projektit “Drejt praktikës: përdorimi i jurisprudencës së Gjykatës së Strasburgut në nivel vendas”, ditën e sotme zhvilluan trajnim me pjesëmarrës të Gjykatës Supreme të Kosovës dhe përfaqësues të Ambasadës Holandeze në Tiranë.

Gjatë trajnimit, nga z. Ledi Bianku – ish gjyqtar i GJEDNJ, u trajtuan disa tema , lidhur me Konventën si pjesë e sistemit të brendshëm ligjor dhe më gjerë raste praktike të lidhura me aspektin shëndetsor duke ju referuar sidomos situatës aktuale të pandemisë.