A.D., i dënuar për legalizim të përmbajtjes së rreme, mashtrim e shmangie nga tatimi, i refuzohet kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë

A.D., i dënuar për legalizim të përmbajtjes së rreme, mashtrim e shmangie nga tatimi, i refuzohet kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë

Kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen penale kundër të dënuarit A.D., për shkak të veprës penale, legalizim i përmbajtjes së rreme në vazhdimësi, veprës penale mashtrimi në vazhdimësi dhe veprës penale shmangie nga tatimi, ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë.

Prishtinë, 3 dhjetor 2020 – Kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen penale kundër të dënuarit A.D., për shkak të veprës penale, legalizim i përmbajtjes së rreme në vazhdimësi, veprës penale mashtrimi në vazhdimësi dhe veprës penale shmangie nga tatimi, duke vendosur sipas kërkesës së përbashkët për mbrojtjen e ligjshmërisë të mbrojtësve të dënuarit, të paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, në seancën e kolegjit të mbajtur më datë 16 nëntor, refuzoi si të pabazuar kërkesën e përbashkët për mbrojtje të ligjshmërisë, të mbrojtësve të dënuarit A.D..