Miratohen dy mendime juridike – njëri lidhur me KD për të mitur dhe tjetri lidhur me kamatat

Miratohen dy mendime juridike – njëri lidhur me KD për të mitur dhe tjetri lidhur me kamatat

Prishtinë, 1 dhjetor 2020 – Nën drejtimin e kryetarit të Gjykatës Supreme, Enver Peci, është mbajtur Seanca e Përgjithshme e gjyqtarëve të Gjykatës Supreme, me ç’rast janë miratuar dy mendime juridike, njëri lidhur me paqartësitë në Kodin e Drejtësisë për të Mitur dhe tjetri lidhur me kamatat.

Kryetari Peci, në shtator të këtij viti, ka pranuar kërkesë për mendim juridik nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, për të sqaruar paqartësitë lidhur me paragrafin 1 të nenit 64 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur. Dega penale e gjykatës, ka përgatitur opinionin juridik përkitazi me këtë kërkesë, dhe pas shqyrtimit në seancë, me vota unanime, është votuar nga gjyqtarët, draft-mendimi juridik.Po ashtu, dega civile e gjykatës, ka përgatitur opinionin juridik lidhur me kamatat, ligjin e aplikueshëm, lartësinë dhe periudhën e llogaritjes së kamatave, pasi në praktikën gjyqësore, gjatë vlerësimit të ligjshmërisë së vendimeve të gjykatave të instancave më të ulëta, Gjykata Supreme, ka konstatuar praktikë jo unike lidhur me çështjen e kërkesave për kamatën. Praktika jo unike e gjykatave të instancave më të ulëta kryesisht ka të bëjë me ligjin e aplikueshëm, normën e interesit dhe kohën e rrjedhës së kamatës.Pas shqyrtimit, edhe ky opinion, u miratua me vota unanime.