Kryetari Peci diskuton me përfaqësues të OJQ-ve për të drejtat e të pandehurve

Kryetari Peci diskuton me përfaqësues të OJQ-ve për të drejtat e të pandehurve

Prishtinë, 30 janar 2020 –Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, ka pritur sot në takim, përfaqësues nga organizata ndërkombëtare dhe vendore, përfshirë, Fair Trials Europe, Komiteti i Helsinkit, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi-IKD dhe Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional-CLARD, me të cilët ka diskutuar për avancimin e të drejtave të të pandehurve në procedurë penale.

Gjatë takimit, kryetari Peci, i njoftoi pjesëmarrësit edhe me punën dhe praktikat e Gjykatës Supreme, si dhe të sistemit gjyqësor në Kosovë.

Pjesëmarrësit, mes tjerash, diskutuan edhe për caktimin e avokatëve mbrojtës sipas detyrës zyrtare si dhe krijimin e praktikave të vizitave më të shpeshta në qendrat korrektuese dhe në ato të paraburgimit, nga ana e kryetarëve të gjykatave themelore.

Pjesëmarrësit u dakorduan që të ndërmarrin hapa konkret ne lidhje me çështjet e diskutuara, me qëllim të fuqizimit të sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.