Komisioni për Politikë Ndëshkimore, vizitë studimore në ShBA

Komisioni për Politikë Ndëshkimore, vizitë studimore në ShBA

Prishtinë, 11 shtator 2019 – Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, në cilësinë e kryesuesit të Komisionit për Politikë Ndëshkimore, bashkë me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skender Çoçaj, kryesuesin e Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni dhe anëtarët e këtij komisioni, kryetaren e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Afërdita Bytyqi, gjyqtarin e Gjykatës Supreme Agim Maliqi si dhe me prokurorin e Shtetit Agron Qala, po qëndrojnë në një vizitë studimore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në ditët e para të vizitës, që ka filluar këtë të hënë, delegacioni i gjyqësorit nga Kosova, i prirë nga kryetari Peci, ka zhvilluar takime me gjyqtarë të njohur, përfshirë John Tunheim, nga Gjykata e Qarkut të Mineapolis, takim me kryeprokurorin e Minesotas, Keith Ellison, pastaj kanë marrë pjesë në seanca gjyqësore e panele diskutimi, me qëllim të përfitimit të përvojave, sa i përket politikës ndëshkimore në sistemin gjyqësor, amerikan.

Takimet e radhës do të zhvillohen me udhëheqës e anëtarë të komisionit për politikë ndëshkimore të Minesota-s, përfshirë Kelly Mitchell, kryesuese e Komisionit për Politikë Ndëshkimore në Saint Paul, Minesota, pastaj me profesorët e Universitetit të Minesotës, Richard Fraze  dhe Kevin Reitz, me prokurorë nga Distrikti Uashington etj..

Vizita njëjavore në Minesota të ShBA-ve, është mundësuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, në kuadër të planit të punës për implementim të Udhëzuesit për Politikë Ndëshkimore në Kosovë.