Enver Peci dekretohet kryetar i Gjykatës Supreme

Enver Peci dekretohet kryetar i Gjykatës Supreme

Prishtinë, 15 shtator 2017 – Të premten Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka dekretuar kryetarin e Gjykatës Supreme, Enver Peci.

Ky dekret vjen pas propozimit nga Këshillit Gjyqësor i Kosovës (KGjK), për kryetar të Gjykatës Supreme, gjyqtarin Enver Peci, i cili u zgjodh kryetar me shumicë të votave të anëtarëve të KGjK-së,  në mbledhjen e datës 9 gusht 2017.

Mandati i kryetarit të Gjykatës Supreme është 7 vjeçar, periudhë gjatë të cilës kreu i Supremes, zotohet se do të punojë me vullnet e përkushtim për të rritur efikasitetin në punë dhe njëkohësisht për të përmirësuar imazhin e gjyqësorit në vend.

Njëherësh, kryetari i sapozgjedhur, falënderon ish-kryetarin e gjykatës, Fejzullah Hasani dhe gjyqtaren Gyltene Sylejmani, e cila ishte ushtruese e detyrës së kryetarit, për punën dhe angazhimin e tyre të deritanishëm në udhëheqje të gjykatës.