Delegacioni nga Gjykata Supreme pjesëmarrës në Forumin e Sarajevës

Delegacioni nga Gjykata Supreme pjesëmarrës në Forumin e Sarajevës

Prishtinë, 18 mars 2016 – Kryetari i Gjykatës Supreme, Prof. Ass. Dr. Fejzullah Hasani bashkë me gjyqtarët Avdi Dinaj, Valdete Daka dhe Emine Mustafa, po marrin pjesë në Forumin rajonal për Shtetin e së Drejtës për Evropën Juglindore që po mbahet në Sarajevë.

 Në këtë konferencë po diskutohet për të drejtën për proces të rregullt ligjor, aktivitetet e Këshillit të Evropës në mbështetje të gjyqësorit të Ballkanit Perëndimor si dhe pavarësia dhe paanshmëria e gjykatave.

Duke u fokusuar në pikat e rendit të ditës, delegacioni nga Kosova ka folur për sistemin e drejtësisë në Kosovë duke specifikuar sfidat nëpër të cilat po kalon ky sistem si dhe duke shkëmbyer përvojat me delegacionet nga vendet e rajonit.

Ky forum do t’i vazhdoi punimet edhe gjatë ditës së nesërme.