Votohet pro gjashtë mendimeve juridike

Votohet pro gjashtë mendimeve juridike

Të hënën, gjatë një seance të gjatë dhe me shumë diskutime, gjyqtarët vendorë dhe ata të EULEX-it, nga Gjykata Supreme, kanë votuar pro gjashtë mendimeve juridike, një mendim juridik të dhënë nga dega penale dhe pesë nga ajo civile

http://supreme.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/sites/12/2019/03/2.JPG

Prishtinë, 2 shkurt 2016 – Të hënën, gjatë një seance të gjatë dhe me shumë diskutime, gjyqtarët vendorë dhe ata të EULEX-it, nga Gjykata Supreme, kanë votuar pro gjashtë mendimeve juridike, një mendim juridik të dhënë nga dega penale dhe pesë nga ajo civile.

Kryetari i gjykatës, prof. dr. Fejzullah Hasani, ka propozuar që dy opinione të degës penale të shtyhen për seancën e radhës, pasi është kërkuar më shumë kohë për analizimin e tyre.

Gjykatat themelore në vend i janë drejtuar Gjykatës Supreme me kërkesa për të dhënë mendime juridike për çështje të ndryshme, kur ka paqartësi në interpretimin e ligjit. Dilemat e adresuara kishin të bënin me paqartësi për regjistrimin e lëndëve kur bien në kompetencë të dy departamenteve, me rrjedhjen e afatit kur kemi të bëjmë me shpronësimin, me kompetencat në procedurën përmbarimore kur palë janë shoqëritë tregtare, etj..

Kryetari Hasani theksoi rëndësinë e dhënies së këtyre mendimeve juridike, si një nga obligimet ligjore të Gjykatës Supreme.