Kryetari i Supremes inkurajon gjyqtarët e Departamentit Special për punë dhe rezultate

Kryetari  i Supremes inkurajon gjyqtarët e Departamentit Special për punë dhe rezultate

Prishtinë, 8 korrik 2019 – Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, gjatë ceremonisë zyrtare të organizuar sot, me rastin e funksionalizimit të Departamentit Special në Gjykatën e Apelit dhe në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka shprehur përkrahjen e tij për gjyqtarët e këtij departamenti, duke kërkuar njëkohësisht prej tyre, që të trajtojnë rastet me profesionalizëm dhe përgjegjësi.

Duke folur për sfidat në ndjekjen, hetimin dhe gjykimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit të profilit të lartë, kreu i Supremes, ka përgëzuar Këshillin Gjyqësor për funksionalizimin e këtij departamenti, ndërkaq gjyqtarët e zgjedhur i ka inkurajuar për punë dhe rezultatet, në mënyrë që edhe imazhi i gjyqësorit të përmirësohet. “Kjo mund të arrihet nëse detyrat e juaja i kryeni me përgjegjësi, profesionalizëm dhe nëse rastet i trajtoni paanshëm”, ka theksuar kryetari Peci.